Adrian Gurma pret në takim Konsullen e Përgjithshme të Italisë në Vlorë, Ilva Palmieri

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ka pritur sot në një takim Konsullen e Përgjithshme të Italisë në Vlorë, Ilva Palmieri.

Gurma shkruan se diskutuan mbi forcimin e  zgjerimin e bashkëpunimit dhe mardhënieve dypalëshe.

“Me Znj.Ilva Palmieri Konsulle e Pergjithshme e Italisë në Vlorë diskutuam mbi forcimin e  zgjerimin e bashkëpunimit dhe mardhënieve dypalëshe, në takimin e sotëm mjaft miqësor në Bashkinë Sarandë.

Duke e falenderuar për prezencën dhe ndihmën e pakursyer ndër vite,që shteti italian ka dhënë për vendin tonë,i shpreha vlerësimin dhe mirënjohjen,duke e siguruar,për gatishmërinë dhe mundësitë e shumta të bashkëpunimit të frytshëm edhe në të ardhmen”, shkruan Gurma.

Ilva Palmieri ka parë nga afër dhe ndërtimin e shëtitores së re duke u njohur me ecurinë e punimeve dhe projektit. /Sarandanews.com/