VIDEO/ Këngëtarja nga Saranda me famë botërore flet shqip në televizionin gjerman: Unë jam Amanda…
Këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max ka dhënë së fundmi një intervistë për një televizion gjerman, aty ku ka folur shqip.
Avës iu kërkua nga moderatorja që të fliste shqip. Këngëtarja ia nisi me prezantimin e vetes së saj teksa vuri theksin te flokët e saj ku tha se natyralet i ka të zeza.
“Si jeni të gjithë? Unë jam Amanda apo Ava Max.”- tha këngëtarja ndërsa gazetarja ia ktheu po në shqip: “Edhe je shumë e bukur!”
“Faleminderit, unë i kam flokët të zeza, nuk i kam bjonde”- tha Ava duke qeshur.
Ajo ka deklaruar edhe herë tjetër se është me origjinë shqiptare.
Prindërit e saj janë nga Saranda dhe kanë emigruar në SHBA, ku dhe Ava ka lindur.