Shoqërohet nga policia ish-gjyqtari i Vlorës, Alaudin Malaj
Ish gjyqtari i Vlorës dhe i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj është shoqëruar në polici.
Ai u ndalua pranë Kodrave të Liqenit Artificial paraditen e sotme.
Mësohet se Malaj është shoqëruar për shkak të një konflikti me djalin e tij, për një automjet.
Ish-gjyqtari vitet e fundit mësohet se ka pasur probleme familjare.
Mësohet se ish-gjyqtari është shoqëruar për t’u marrë fillimisht në pyetje.
Malaj iu shmang procesit të Vetting-ut, pasi në korrik dha dorëheqjen duke iu shmangur përgjegjësisë për të deklaruar të ardhurat.
Në vitin 2015, ILDKPI e ka kallëzuar për fshehje dhe pastrim parash, me një vlerë prej 1.7 milionë euro.