Sarandë, humb jetën nga koronavirusi 1 tjetër qytetar

Në Sarandë numri i rasteve të reja me koronavirus vijon të jetë mjaft shqetësues.

Shifrat e infektimeve mbeten të larta, por gjithashtu fatkeqsisht ka dhe mjaft qytetarë që kanë humbur jetën nga ky virus.

Në përditsimin e ditës së sotme 1 tjetër qytetar nga Saranda ka humbur betejën me COVID-19.

“Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kuçova të moshave 56-84 vjeç”, theksohet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë. /Sarandanews.com/