Sarandë, besimtarët festojnë Krishtlindjen në kishën e Shën Harallambit
Besimtarët katolikë e ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, ditën e lindjes së Jezu Krishtit.
Për këtë, besimtarë të mbledhur në kishën e Shën Harallambit në Sarandë, morën pjesë në meshën e lindjes së Krishtit, të drejtuar nga At Kozmai ndërkohë që shkëmbyen urime me njeri-tjetrin për më shumë paqe, lumturi dhe harmoni.
“Krishtlindjes nuk i shuhet shkëlqimi as në këto ditë. Duhet të gjithë bashkë të themi: Na shpëto o Zot Jezus. Të lutemi për ata që ndihen të vetmuar. Ti ati i Shenjtë, në këtë natë Krishtlindje, bëj që të ndriçohemi nga mesazhi i jetës”, tha ndër të tjera At Kozmai në meshën për besimtarët.
E kremtja e Krishtlindjes vjen që të na ofrojë antidotin e efektshëm kundër virusit të pasigurisë, të rigjallërojë në mendjen dhe në ndërgjegjen tonë një të vërtetë që shpesh harrohet se “Perëndia është me ne” shprehet kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë në botimin e vet “Ngjallja”.