Rama uron vitin e Ri: Më të keqen e lamë pas, më të mirë e kemi para! Çfarë na pret në 2021
Kryeministri Edi Rama uron vitin e Ri: Më të keqen e lamë pas, më të mirë e kemi para!
“As meshat e mesnatës së Krishtlindjeve nuk ndodhën dot, as mesnata e fishekzjarreve në mesnatë nuk do të ndodhë këtë herë. Për ne shqiptarët ardhja e armikut të padukshëm ishte një kafshatë e pakapërdishme pas atij tërmeti.
Gjyshër dhe gjyshe të kërcënuar në jetën e tyre, fëmijë të penguar, të rinj të pamundur në shkollim, prindër të ndaluar në punën e tyre. Ky vit ishte një lloj sfide nga ato që thonë se rrëzojnë elefantë. Falë bluzave të bardha ne luftuam dhe ;po luftojmë.
Ne qëndruam dhe i rezistuam tërmetit. Shkollat e bukura po rilindin. Po rilindim përditë më të bukura dhe më të forta dhe shtëpitë e goditura nga tërmeti.
Ne po hapim dyert e shtëpive për ta njëra pas tjetrës. Puna vazhdon çdo ditë, çdo natë falë 25 mijë punëtorëve të angazhuara si një trup i vetë,. Tani vazhdon lufta për të siguruar vaksinën dhe për të nisur vaksinimin fillim vitin e ardhëm.
Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme. Kjo luftë nuk pritet të mbarojë para fundvitit të ardhshëm.
Nga Janari bluzat e bardha do të paguhen 40% më shumë. Jemi krenarë për ta.
Ky vit ka goditur fort ekonominë dhe punën si dhe sistemet shëndetësore në të gjithë vendin. Por imagjinoi sikur tërmeti dhe pandemia të na kishin ndodhur 7 vite më parë.
Ne edhe këtë vit kaq të vështirë kemi bërë përpara. Paga minimale nga Janari do të jetë 300 mijë lekë.
E di mirë se rruga jonë e përbashkët ka ende shumë pengesa por falë karakterit tonë por më të keqen ne e kemi lënë pas dhe më të mirë e kemi para.
Kjo dekadë e re e cila po fillon qoftë më e mbara e historisë sonë”, tha Rama.