Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Vlorës, aty ku po ndërtohet Ura 3

Vazhdon projekti i ndërtimit të Bypassit të Vlorës.

Kryeministri Edi Rama postuar në profilin e tj në Facebook një video me punimet e projektit.

“Me këto 60 sekonda spektakolare nga kantieri i Bypass-it të Vlorës, aty ku po ndërtohet Ura 3, ju uroj një fundjavë të mbarë”- shkruan kryeministri Rama.

Bypass-i i Vlorës po ndërtohet me standardet më të mira dhe parametrat më të lartë të sigurisë.
Rruga lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë, duke ndikuar edhe në lehtësimin e fermerëve, për daljen më shpejt në tregje, të prodhimit bujqësor dhe nxitjen e agroturizmit.

: