Pushimet e festave të fundvitit, ministrja Kushi zbulon datën kur do të rifillojë shkolla

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, këtë të premte ka bërë me dije se pushimet e festave të fundvitit do të fillojnë me 24 dhjetor dhe do të zgjasin deri në javën e dytë të janarit.

Kushi nga Pusteci , ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka deklaruar se pas pushimeve të fundvitit shkolla do të nisë më 11 janar dhe jo në 4, sikundër thuhej në urdhrin e mëparshëm.

Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, u shpreh Kushi.

Ndërkohë kujtojmë se që prej 1 dhjetorit në shkolla ka nisur mësimi i alternuar, me prani fizike në shkollë dhe online.

Ndërkohë për shkak të situatës pandemike, në universitete studentët po e zhvillojnë mësimin tërësisht online.