Promovimi i agroturizmit, të rinjtë nga Vlora udhëtojnë në Konispol për një ditë pune në fshat

Disa të rinj nga Vlora pjese e PS kanë udhëtuar drejt Konispolit në një ditë pune në fshat si vullnetar tek plantacionet e mandarinave.

Drejtuesi politik për qarkun Vlorë Damian Gjiknuri shkruan:

“Nismë për tu përshëndetur e Sekretariatit për Rininë në Partinë Socialiste të Vlorës.

Udhëtimi i grupit të të rinjve nga Vlora në Konispol, në një ditë pune në fshat si vullnetar tek plantacionet e mandarinave, “Lugina e Agrumeve Agroturizëm”.

Jo vetëm promovim i agroturizmit në Qarkun e Vlorës por edhe i një modeli angazhimi për tu ndjekur nga të gjithë të rinjtë”, shkruan Gjiknuri. /Sarandanews.com/