PD Sarandë paralajmëron protestë në orën 18:00
Ditën e sotme pritet që të ketë një tjetër protestë në orën 18:00 përpara kryeministrisë pas vrasjes nga efektivi i policisë Klodjan Rashës.
Pritet që dhe PD Sarandë të organizojë një protestë në qytet në të njëjtën orë.
Pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, të rinjtë kërkojnë edhe largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, ndalimin e asaj që ata që ata e cilësojnë si dhunë policore dhe reformimin e Policisë së Shtetit.
Kryeministri Rama ka akuzuar opozitën dhe Presidentin Meta si orkestruesit e dhunës që sipas tij poshtëron kujtimin e Klodjan Rashës.
Përmes një postimi të ashpër të rrjetet sociale, kryeministri shprehet se “Luli, Saliu, Iliri dhe Monika Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!