Odisea Çipa analizon derbin: Butrinti duhet të kishte bërë shumë, ekipi ka nevojë për 2-3 përforcime
Specialisti i futbollit Odisea Cipa, ka analizuar ndeshjen derbi te luajtur ne Delvine, midis ekipit vendas dhe Butrintit.
Cipa pergezon 2 ekipet qe zhvilluan nje loje fair play dhe brenda regullave te futbollit si dhe qendrimin korekt te tifozeve.
“Me gjendjen qe ka ekipi i Delvines mendoj se nje pike ne derbi ka vlere per ata nderkohe Butrinti si nje ekip pretedent duhet te kishte bere me shume ne kete takim per te aritur fitoren”
Cipa ka rezerva per lojen e zhvilluar nga ekipi i Butrintit ku sipas tij me perjashtim te disa rasteve sporadike pjese te pare ne pjesen e dyte nuk shfaqi asnje vlere dhe ne disa raste vetem fati e shpetoj nga pesimi i golave, pasi Delvina me ndryshimet e bera i dha freski sulmit duke u bere mjaft e rezikshme perpara. Megjithate ai mendon se jane te gjitha mundesite qe ekipit te rikthehet tek rezltatet pozitive.
“Stafi teknik duhet te analizoj me detaje difeketet e shfaqura ne Delvine per te pirmirsuar lojen cka do sillte rezultatet pozitive me qellim ruajtjen e ritmit dhe qendrimin si pretedent per tu ngjitur nje kategori me lart”
Ai mendon se ekipi ka nevoje per 2-3 perforcime dhe nga ana e drejtuesve duhet te behen perpjekjet maksimale per afrimin e ketyre elementeve ne merkaton e janarit.
Cipa ve theksin tek loja e ekipit ku sipas tij ekipi duhet te rikthehet ne lojen tradicionale duke zhvilluar nje futboll te shtruar me organizim dhe vertikalizime ne te dy krahet per te dale gradualisht ne sulm me aksione te rjedheshme dhe te qarta duke krijuar nje fizionomi loje te veten.