Një tjetër person nga Saranda humbet jetën nga koronavirusi
Një tjetër person nga Saranda nuk ia ka dal dot të fitojë betejën me koronavirusin.
Në përditsimin e sotëm nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se 1 qytetar nga Saranda është ndarë nga jeta pas infektimit me Covid-19.
“Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 10 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 60-81 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. /Sarandanews.com/