Kush janë drejtuesit e policisë në Vlorë dhe Himarë, të akuzuar për trafik droge (EMRAT)
Mes dhjetra personave të arrestuar për kultivim dhe trafik të drogës, gjatë operacionit të koduar “Hapësira”, janë edhe disa drejtues të lartë të Policisë së Qarkut të Vlorës.
Akuza është ngritur nga prokuroria pas hetimeve disa mujore që u finalizua ditën e sotme me prangosjen e 27 personave, ndërsa 4 janë në kërkim nga 41 të përfshirë në total, teksa të tjerët janë në hetim në gjendje të lirë.
Ndërkohë burime të grupit hetimor, shprehen se të përfshirë në kultivim dhe trafik droge janë gjashtë zyrtarë të policisë: një është arrestuar, një është në kërkim dhe katër po hetohen në gjendje të lirë.
I arrestuar është efektivi David Fakaj, në kërkim është një inspektor në Kuç, Isa J. ndërsa katër të tjerët, mes të cilëve shefi i komisariatit Himarë, i krimeve, një inspektor dhe një efektiv, janë në hetime në gjendje të lirë.
Në fakt prokuroria kërkoi arrest me burg për të gjithë zyrtarët e policisë që i akuzon si të përfshirë, por gjykata miratoi dërgimin në qeli vetëm të dy prej tyreve.
Zyrtarët e akuzuar nga prokuroria si të përfshirë
David Fakaj – polic i përgjithshëm në burg
Isa J.- punonjës policie, inspektor në Kuç, në kërkim
Artur Veshaj – shef krimesh komisariati Himarë
Arjan Tase – shef komisariati
Ilir Kadena – inspektor krimesh
Alem Llanaj – polic në Himarë