Kush është Ardi Veliu? Delvinjoti që ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama

Kush është Ardi Veliu? Delvinjoti që ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama

Prej disa ditësh, në Tiranë por dhe në qytete në vend ka pasur protesta, pas vrasjes së 25- vjeçarit Klodjan Rasha nga një efektiv i Policisë së Shetit.

Protesta kanë qenë të dhunshme, ku janë sulmuar institucione, komisariate, policë dhe shkatërruar mjaft objekte të tjera si në kryeqytet ashtu dhe në rrethe.

Pas vrasjes së 25- vjeçarit Klodjan Rasha, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vendosi të jepte dorëheqjen, por pas këtij vendimi protestuesit që nga mazhoranca cilësohen si mbështetës dhe të paguar nga opozita, kërkuan “kokën” e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut.

Por këtij të fundit i ka dal për “Zot” vet kryeministri Edi Rama që pak ditë më parë tha prerazi që Ardi Veliu nuk ka asnjë shans të largohet nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Të njëjtën gjë e përsëriti dhe në konferencën e sotme për shtyp përballë gazetarëve ku Rama tha:

“Si mundet të vihet në diskutim, nga rruga, jo këta, sikur të ishin 500 mijë persona të iki drejtori i Policisë. Nuk vendoset në rrugë se kush ikën dhe kush rri, vendoset në bazë të çfarë është e drejtë”, deklaroi kryeministri Rama në konferencën e sotme duke i dhënë dhe njëherë tjetër një mbështetje drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliut.

Po kush është Ardi Veliu?

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Ardi Veliu, ka lindur në 2 Mars të vitit 1972 në Delvinë. Eshtë i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Nga viti 1987 deri në vitin 1991, kreu shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”.

Nga viti 1991 deri në vitin 1993 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë.

Nga viti 1993 deri në vitin 1994 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë.

Nga muaji Janar i 1994 deri në Qershor 1998 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Ankara – Turqi.

Krahas këtyre studimeve, diplomohet edhe në Fakultetin e Manxhimit të Biznesit, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, studime të cilat i kreu në vitet 2003 -2007 pa shkëputje nga puna.

Eshtë diplomuar gjithashtu edhe në Bachelor Fakulteti Juridik.

Ka përfunduar një sërë kursesh profesionale trajnuese të organizuara nga Pameca, ICITAP dhe OSBE brenda dhe jashtë shtetit, si, në Hungari, SHBA, Poloni, Itali dhe Akademinë e Sigurisë, Tiranë;

Ka përfunduar kursin 8–javor pranë qendrës ILEA, Budapest, organizuar nga ICITAP.

Është një njohës i mirë i gjuhës Turke dhe Angleze.

Karriera profesionale:

Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)
Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)
Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)
Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)
Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)
Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)
Drejtor i Kolegjit te Policise (Shkolla Bazë e Policisë) 2015 -2016
Drejtor i Policise Rrugore ne Drejtorine e Policise se Shtetit 29.07.2016 – 27.04.2017
Nga data 28.04.2017 Drejtor i Drejtorise Vendore te Policise Tirane.

/Sarandanews.com/