Greqia nis vaksinimin anti-COVID, dozat e para nga ‘Pfizer’ injektohen para 31 dhjetorit
Greqia merr vaksinën anti-COVID-19 para fundit të dhjetorit! Lajmin e ka bërë me dije kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në fjalën e tij në Parlament gjatë ditën e sotme.
Në fjalën e tij, Mitsotakis ka thënë se vaksina anti-Covid do të mbërrijë falas në Greqi para fundit të vitit 2020 dhe operacioni i vaksinimit, i koduar me emrin “Liria” do të nisë javën e ardhshme.
“Brenda javës së ardhshme atdheu ynë do të ballafaqohet me vaksinimin masiv. Do të mbërrijnë vaksina në 1,018 qendra dhe 65 njësi lëvizëse. Për më pak se 24 orë fillon fushata kombëtare për vaksinimin dhe thelbin e jep plotësisht një fjalë e vetme: Liria. Kështu do ta emërojmë këtë operacion. Liri që të jetojmë të çliruar nga robëria dhe detyrimet e pandemisë. Liria që do të rikthehemi dhe të pretendojmë sërish ritme të larta prosperiteti. Liria që të festojmë në 2021-shin, 200 vjetorin e lirisë tonë si komb”-ka thënë ai.
Video e plotë:
Greqia do të marrë afërsisht 300,000 doza nga gjigandi farmaceutik Pfizer si hap i parë në fushatën e vaksinimit, çka do të thotë se 150,000 do të injektohen me dozën e parë përpara 31 Dhjetorit. Më pas 500,000 doza të tjera do të mbërrijnë në vend para fundit të Janarit.
Përveç “Pfizer”, Greqia ka porositur 300,000 doza vaksinash nga AstraZeneca dhe 200,000 nga Moderna, duke u bërë kështu vendi i parë i Bashkimit Europian që nis vaksinimin. Që prej rasteve të para të pandemisë, Greqia ka shënuar 127,557 raste të infektuara, nga të cilët 3,870 kanë ndërruar jetë.