Festat e fundvitit/ Hyseni: Shpresë dhe humanizëm për fëmijët në nevojë
Deputeti i Sarandës, Alket Hyseni, në këtë periudhë festive ka kujtuar ata që janë më në nevojë dhe pjesë e kësaj kategorie janë fëmijët e shtëpisë “Vangel Pulla”.
Hyseni ka shpërndarë dhe dhurata për ta duke i gëzuar në këto ditë festash.
“Fëmijët ndoshta e dinë që babagjyshi? nuk ekziston në realitet, e dinë me siguri edhe që kafshët nuk flasin e superheronjtë janë imagjinarë, edhe pse i duan fort, por fëmijët detyrimisht duhet të dinë dhe të ndjejnë që kanë prindër, kanë edukatore apo kanë një shoqëri që përkujdeset me ngrohtësi dhe dashuri për ta gjithmonë, vecanërisht fëmijët që fati i ka privuar nga prindërit, e vecanërisht në ditë festive.
Një ? e vecantë dhe një kartolinë? urimi për vogëlushët e shtëpisë së ????fëmijëve “Vangjel Pulla”, Sarandë.
Një dorë e ngrohtë, ❤️ e hapur dhe dashuri, shumë dashuri për cdo vogëlush, është urimi dhe ? më e bukur që mund t’i falë kushdo në këto ditë festash?.
#FestojmëSiNjëFamilje??”, shkruan Hyseni, i cili më pas dhuroi dhurata të tjera dhe për fëmijët jetimë në Delvinë.
“Gëzimi i syckave dhe tik-taku i ❤️ të këtyre fëmijëve???? engjëllorë, është një emocion i papërshkrueshëm dhe një stimul e besim për të punuar më fort, që jeta e tyre të jetë më e lumtur dhe e ardhmja më e sigurtë.
Fëmijët jetimë dhe nga familje në nevojë në Delvinë, na mrekulluan sot me cicërima dhe hare.
Duke ju dhuruar me dashuri një ? të vogël, të falin nga shpirti gjithë botën e tyre të madhe.
#FestojmëSiNjëFamilje??”, nënvizon Hyseni. /Sarandanews.com/