DETAJET/ Policia njoftim për përfshirjen nga flakët shtëpia e të moshuarës në Gjashtë
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Gjashtë të Sarandës.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se banesa e shtetases Z.K. rreth 73-vjeç dyshohet ka marrë flakë si pasojë e shpërthimit të një bomble gazi.
Raportohet vetëm për dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat policore dhe zjarrfikëset, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i plotë:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 23.12.2020, rreth orës 10:20, në lagjen Gjashtë, Sarandë, është përfshirë nga flakët banesa e shtetases Z.K., rreth 73 vjeçe, dyshohet si pasojë e shperthimit të një bomble gazi, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.