Deputeti Hyseni dhe Majlinda Qilimi takime me qytetarët në Delvinë

Deputeti Alket Hyseni sot ka zhvilluar disa takime në Delvinë.

Hyseni shoqërohej dhe nga kryebashkiakja Majlinda Qilimi.

Ndalesa e parë ka qenë tek shëtitorja e Delvinës, ku mbollën dhe disa pemë

“Shtëtitorja kryesore e Delvinës do hijeshohet me blina në të dy krahët e saj.

Mbollëm me Majlindën pemët e para për të vazhduar në ditët në vijim një fushatë gjelbërimi të rrugëve dhe shesheve me mimoza, dafina, blin, etj”, shprehet Hyseni.

Takimi tjetër ishte me banorët e fshatit Bamatat.

“Vijojnë punët e mira të Bashkisë Delvinë edhe në rrugët e fshatit Bamatat.

Edhe pse ishte një periudhë e vështirë për shkak të tërmetit dhe pandemisë, ne përsëri i përmbahemi cdo premtimi. Punë të vogla me zemër të madhe.

PS forca e progresit për Delvinën që duam”, nënvizon Hyseni. /Sarandanews.com/