Bujar Leskaj dhe Hariz Mema takim në Sarandë: Motivimi i strukturës për fushatën elektorale

Drejtuesi politik i PD për qarkun Vlorë Bujar Leskaj dhe kreu i PD Sarandë Hariz Mema, kanë zhvilluar këtë të enjte një takim me Grup Seksionin nr.1 të qytetit.

“Pasditen e sotme, në selinë e Partisë Demokratike Sarandë, u zhvillua një takim mes Drejtuesit Politik të Qarkut Vlorë z. Bujar Leskaj, me Grup Seksionin nr.1 të qytetit.

Ky takim vjen pas mbledhjes së disa javëve më parë ku z. Leskaj është prezantuar si Drejtuesi Politik i Qarkut Vlorë.

Motivimi i strukturës për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit ishte fokusi i këtij takimi”, theksohet në njoftimin e PD Sarandë. /Sarandanews.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *