Aksioni i madh antidrogë në Vlorë, 6 muaj hetime/ Jepet masa e sigurisë për të arrestuarit!
Nën masa të rrepta sigurie kanë hyrë sot në gjykatë 32 personat e arrestuar dy ditë më parë për trafikim të lëndëve narkotike.
Pas përfundimit të seancës gjyqësore u vendos që: Për 27 prej tyre është dhënë masa “arrest me burg” kurse 5 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”.
Burime bëjnë me dije se një prej shtetasve të arrestuar nuk ka qenë prezent në sallë, teksa dhe për të është dhënë masa arrest me burg.
Shtetasit Isme Hyseni i ndryshoj masa nga arrest me burg ne arrest shtëpie.
Arrestimi i këtyre personave ka ardhur pas një hetimi 6 mujor në qytetin e Vlorës. Përveç të arrestuarve janë shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë që kanë lidhje me grupin kriminal.
Të arrestuarit në Vlorë janë nga fshatrat Kuç, Kallarat, Tërbaç, Vranisht, , Bashaj, Poro por edhe nga Gjirokastra e Tirana.
Njoftimi i bërë dje nga policia:
U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit:
M. B., 56 vjeç, banues në Vlorë;
A. J., 60 vjeç, banues në Vlorë;
Sh. I., 64 vjeç, banues në Vlorë;
D. T., 44 vjeç, banues në Poro, Vlorë;
I. H., 63 vjeç, banues në Vlorë;
M. M., 45 vjeç, banues në Vranisht, Himarë;
B. G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
E. G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
S. L., 32 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
B. R., 61 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
Xh. Sh., 47 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
H. Xh., 71 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
A. D., 48 vjeç, banues në Gjirokastër;
M. D., 29 vjeç banues në Fier.
U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:
G. K., 69 vjeç, banues në Vlorë;
P. Gj., 52 vjeç, banues në Vlorë;
B. D., 40 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
E. M., 32 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
D. GJ., 24 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
K. GJ., 57 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
O. Gj., 39 vjeç banues në Tërbaç, Himarë;
P. M., 25 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
G. N., 68 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
E. GJ., 29 vjeç banues në Tërbaç, Himarë;
A. GJ., 44 vjeç banues në Vlorë;
K. Sh,. 19 vjeç, banues në Vranisht, Himarë;
R. H., 25 vjeç , banues në Vranisht, Himarë.
U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,“Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit:
H. B., 77 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
R. D., 45 vjeç, banuese në Gjirokastër;
M. R., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër;
P. C., 56 vjeç, banues në Bashaj, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht dhe Tërbaç, Himarë.I. GJ., 64 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht, Himarë.
U ekzekutuan masat e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzim krimi”, për shtetasit:
S. F., 16 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
H. Sh., 66 vjeç banues në Vranisht, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Vranisht;
V. L., 48 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;
Ç. F., 72 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;
A. B., 44 vjeç banues në Tërbaç, Himarë.
Në vijim të operacionit u shpallën në kërkim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit:
A. GJ., 50 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
A. J.,36 vjeç., banues në Tërbaç, Himarë;
L. GJ., 25 vjeç , banues në Tërbaç, Himarë;
M. S., 36 vjeç, banues në Tiranë.