Aksioni antidrogë në Vlorë/ Pezullohet shefi i krimeve të Himarës
Nga operacioni i madh antidrogë në Vlorë solli boshatisje të postës së policisë së Himarës.
Shumë pak punonjës kanë ngelur, ndërsa është arrestuar edhe punonjësi i kësaj poste, David Fakaj inspektor, ndërkohë që kanë pezulluar dhe shefi i krimeve të Himarës si dhe dy punonjës dhe inspektor të fshatrave të Vlorës.
27 persona u arrestuan, ndërsa 4 u shpallën në kërkim për bashkëpunim gjatë aksionit. Pjesë të këtij organizimi të jashtëligjshëm kanë qenë burra dhe gra, ndërsa akuzohen për shpërdorim detyre policë, kryetarë fshati dhe inspektorë të pyjeve.