Adrian Gurma dhe Alket Hyseni inspektojnë sërish punimet tek shëtitorja e Sarandës

Gjatë takimeve të sotme, Adrian Gurma dhe deputeti Alket Hyseni janë ndalur dhe për të ndjekur punimet që po vijojnë tek shëtitorja e re e Sarandës.

Punimet tek shëtitorja vijojnë me ritme të kënaqshme për të përfunduar e gjitha gjatë sezonit veror.

Gurma gjithashtu falenderoi dhe mjekët e spitalit të Sarandës si dhe mësuesit për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë në këtë përiudhë të vështirë siç është lufta kundër Covid-10.

“Së bashku me Alketin inspektuam punimet në shëtitoren e Sarandës,si dhe u takuam me mjekë e arsimtarë të qytetit,të cilët i falenderuam për kontributin dhe angazhimin e jashtëzakonshëm në këtë situatë të vështirë,në përmbushje të misionit të tyre fisnik.

Mirënjohje e respekt për ata”, shprehet kryebashkiaku Adrian Gurma. /Sarandanews.com/