A do ta dekretojë Bledi Çuçin ministër të Brendshëm? Përgjigjet Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me emërimin e Bledi Çuçit ministër të Brendshëm. “Nuk dua të flas për tema të brendshme. Jam njohur nga mediat me disa propozime.

Duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigja do jetë më e shpejta e mundshme”, tha Meta gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Kryeministri Edi Rama deklroi sot se ka dërguar emrin e Bledi Çuçit tek presidenti Ilir Meta për ta dekretuar si ministrin e ri të Brendshëm në vend të Sandër Lleshaj që dha dorëheqjen pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha, nga një efektiv policie.

Në vend të Çuçit në ministrinë e Bujqësisë, Rama ka emëruar ish-ministren Milva Ikonomi.