Vetëm 8 km larg Delvinës por i harruar, fshati Isak i braktisur
Vetëm 8 kilometra nga qyteti i Delvinës ,por të lënë në harresë.
Rreth 1 kilometër rrugë është shqetësimi kryesor i banorëve të Isakut, një fshat i Delvinës.
E premtuar në kohë fushatash elektorale, por asnjëherë e realizuar, rruga që të çon në këtë fshat vështirëson jetesën e banorëve.
“Jemi ankuar në bashki shumë herë dhe nuk na japin përgjigje. Na kanë ardhur shumë herë dhe nuk kanë bërë asgjë”, shprehen banorët.
Brenda fshatit gjendja përkeqësohet kur fillojnë shirat.
“Është shumë e vështirë të jetohet ketu ,por nuk kemi ku të shkojmë, vetëm pleq kemi ngelur të tjetët janë larguar të gjithë”, shprehen banorët.
Rreth 100 banorët e fshatit, kryesisht të moshuar, për ndihmë mjekesore duhet të shkojnë në fshatin Bajkaj ku mjeku vjen dy herë në javë.
“Dy herë në javë vjen doktori, do sëmuremi atë ditë kur vjen mjeku . Shkojmë në Sarandë dhe nuk na pranojnë se duan rekomandimin e doktorit të fshatit, por ku është doktori”, shprehen banorët.
Fshati Isak i banuar në 50 vitet e fundit, është i njohur për ullinjtë dhe rrushin. Pavarsisht se prodhimi është i madh , banorët ankohen se mungon tregu.
“Kemi vreshta rrushi, ullinj por të gjitha shkojnë kot se nuk kemi treg”, shprehen banorët.
Ky është një tjeter fshat në Bashkisë e Delvinës i lënë, në harres për sa u takon investimeve, në infrastrukturën rrugore.