Shkolla 9- vjeçare “9 Tetori” në Sarandë, nga e hëna me kushte më të mira për mësim

Nxënësit e shkollës 9- vjeçare “9 Tetori” në Sarandë, nga ditët në vazhdim do të kenë kushte më të mirë për të zhvilluar mësimin.

Bashkia e Sarandës ka ndërhyrë, duke zëvëndësuar bankat e vjetëra me ato të reja.

“Në shkollën 9-vjeçare “9 Tetori” në Sarandë zëvendësuam ndenjëset dhe bankat e amortizuara,me të reja,duke krijuar kushte më të mira mësimi për nxënësit dhe stafin pedagogjik”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma. /Sarandanews.com/