Sarandë, shpallet fituesi i ri i tenderit që do pastrojë plehrat
Qyteti i Sarandës do të ketë një tjetër kompani që do të marrë përsipër pastrimin e plehrave.
Pastrami i plehrave në Sarandë gjatë viteve të fundit e ka pasur kompania Korsel, në tenderin e fundit ka humbur për të marrë përsipër sërish pastrimin e qytetit bregedetar.
Kompania që do pastrojë në vitet në vazhdim Sarandën nga plehrat është ALKO-IMPEX.
Në tendrin e shpallur merrnin pjesë tre kompani, Korsel që hyri me një ofertë prej 668 milionë lekësh, kompania “Pastrime Silvio” me një ofertë prej 654 milionë lekësh, si dhe kompania ALKO-IMPEX me një vlerë prej 582 milionë lekësh, e cila u shpall dhe fituese.
Kujtojmë që Sarandë ka pasur një problematikë sa i përket pastrimit të plehrave, duke sjellë shpesh ankesa të qytetarëve dhe pushuesve. /