Sarandë, 2 persona humbin jetë nga koronavirus

Ministria e Shëndetsisë publikoi sot bilancin e infektimeve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

744 raste pozitive rezultuan në 24 orët e fundit, ndërkohë që fatmirësisht sot Saranda dhe Delvina nuk rregjistruan raste të reja.

Por, lajmi i keq është se 2 qytetarë nga Saranda kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vazhdimisht bën apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën. /Sarandanews.com/