Rama: Ne po luftojmë me COVID, opozita dhe presidenti luftojnë me ne për pushtet. Kjo që bëjnë është jo-njerëzore
Ashtu siç paralajmëroi dje, Kryeministri Rama iu drejtua shqiptarëve me një mesazh në lidhje me akuzat e kryedemokratit Basha mbi fshehjen e viktimave COVID.
Kjo çështje ka sjellë reagime të shumta ditën e djeshme ku së pari ishin mjekët e spitaleve COVID të cilët kanë mohuar gjithçka.
Ata thanë se kjo është një goditje e qartë ndaj punës së tyre. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrje kryedemokratit Basha që të shkojë dhe të ballafaqojë të gjitha pretendimet e tij.
Ka reaguar dhe kreu i Institutit të Mjekësisë Ligjore të cilët deklarojnë se nuk kanë fshehur asgjë dhe nuk kanë pasur asnjë të vdekur pa skedë.
“Shumëkush ma quan arrogancë, por ndoshta duhet ta shohin si shprehje të pasonit të madh që më mban në këtë detyrë pa pushim dhe pa orar, pasionit të madh për punën që më është besuar dhe Shqipërinë që dua për të gjithë fëmijët tanë. Ne kemi opinione të ndryshme për ngjarjet dhe kjo është demokraci, por të shash dhe shpifës nuk është demokraci. Ne nuk mund të ndahemi politikisht edhe për numrin e të vdekurve dhe të bëjmë inskenime fotografike deri tek morgu i Spitalit. Në një luftë si kjo sprovohet jo vetëm qeveria por edhe morgu, por nuk mundet që opozita dhe presidenti të krijojnë komitetet e tyre alternative, ku njëri prej tyre thotë që qeveria ti blejë maskat qytetarëve dhe komiteti tjetër thotë virusi nuk ekziston. Në një luftë si kjo ne mund të ndahemi për rrugën se si duhet të mbështetet ekonomia, kjo madje do të ishte e shëndetshme, por nuk mund të jemi rasti unikal në Europë, ku opozita dhe presidenti bëjnë aleancë me COVID-in për të rrëzuar qeverinë dhe ushqyer frikën në jetën e përditshme të shqiptarëve dhe shpërndajnë inskenime të fotove nga morgu. Kjo nuk është as demokratike dhe as njerëzore, ku në kulimin e pandemisë ku vala e dytë po trondit botën të bësh politikë me numrin e të vdekurve. Të dalësh e të thuash që qeveria po fsheh numrin e të vdekur, do të thotë të dalësh mbi demokratike dhe madje është brutale edhe në luftën për pushtet, kjo është çnjerëzore, si mund të ngacmohet deri në këtë pikë psikika e një populli dhe të cenohet integriteti njerëzor dhe profesional ku një armatë e tërë mjekësh prej 9 ,muajsh kanë harrura fëmijët dhe familjet e tyre për t’ju përkushtuar familjeve të secilit prej nesh”
“Këtë sprovë ashtu si edhe përballimi me pasojat e rënda ne shqiptarët nuk e kemi zgjedhur, por jemi të sfiduar ta përballojmë me forcën e karakterin. Mënyra e reagimit tregon se kush jemi, si njerëz, si qytetarë, tërmeti godet fortë në një kohë të shkurtër dhe më pas pasoja e rimëkëmbjes, ndërsa virusi godet nga pak dhe pasoja sfidojnë përditë rezistencën tonë. Në të dyja rastet del në pah karakteri ynë, si popull dhe familjarë. Jam krenar si kemi reaguar dhe se si njerëzit janë bashkuar, qoftë që janë bashkuar në muajt e tërmetit dhe të sakrificës së njerëzve. Krenar se si forcat e shtetit janë vënë në dispozicion të njerëzve në nevojë, Urgjenca, FA, deri te forca e sistemit shëndetësor, që nga bluzat e bardha te çdo ekspert dhe strukturë dhe deri te çdo mjek familjeje pa harruar edhe ministrinë e shëndetësisë. Jam shumë i keqardhur që kjo dalje u provokua nga krejt e kundërta e karakterit të fortë dhe virtyteteve. Teksa shumica e popullit bën më të mirën e vetë, një pjesë tjetër një pakicë e zhurmshme qëndron mënjanë, bën sehir, shan e akuzon, godet me gurë ata që qëndrojnë pa gjumë për të shpëtuar jetë njerëzish. Nuk jam këtu për t’u ankuar për baltën apo pështymat nga pakica se mua të sharat e panumërta besojini ose jo më bëjnë më të fortë dhe më japin më shumë energji për të udhëhequr betejat tona. Ka një ndryshim mes kritikave, sharjeve dhe shpifje, këto të fundit më ndezin gjakun. Shumë kush e quan arrogancë sjelljen time, por ndoshta duhet ta shohin si pjesë e pasionit të madh që më mban në këtë detyrë”, tha Rama