Piu fostoksinë, 74-vjeçari nga Saranda ndërron jetë në spital
Një 74-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke pirë fostoksinë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Metoq të Sarandës.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet V.T., i cili u vetëhelmua me fostoksinë.
Ndonëse ai u transportua në gjendje të rënde në spitalin e Sarandës, nuk mundi të mbijetojë duke ndërruar jetë.