Pandemia, Bashkia Gjirokastër 3.6 milionë lekë tender për sapun dhe xhel higjenizues
Gjirokastra vijon të ketë rritje të rasteve me Covid. Gjatë muajit shtator pati raste edhe në shkolla.
Bashkia ndërkohë ka hapur së fundi një tender me vlerë rreth 36 milionë lekë të vjetra pa TVSh për ‘blerjen e materialeve për marjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID 19 në institucionet arsimore’.
Data 5 nëntor është afati i fundit për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje ndërsa brenda një muaji nga lidhja e kontratës kompania fituese do duhet të sjellë materialet nëpër shkolla.