OFL në Gjirokatër dhe Përmet, kush janë të dënuarit për vrasje dhe organizatë kriminale
Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Përmet dhe Gjirokastër për t’i kërkuar llogari për burimin e pasurisë dy të dënuarve për vrasje dhe organizatë kriminale.
Bëhet fjalë për shtetasit: Përparim Muhameti, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “vrasja me paramendim”, dhe Barjam Boci, banues në Gjirokastër, i dënuar me burg përjetë në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në Lazarat.
Në datën 24 qershor 2015, në fshatin Lazarat, Gjirokastër, gjatë një operacioni policor është vrarë me armë zjarri punonjësi i Policisë së Shtetit, Ibrahim Basha si dhe janë plagosur punonjësit J. I. dhe P. H.
Barjam Boci ka qenë pjesë e grupit që ka qëlluar në drejtim të Policisë. Barjam Boci është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje në rrethana cilësuese” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Të dy këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.