Numër i ulët votuesish të LSI në Sarandë, Ilir Hysi nuk dorëzohet: Do jemi vendimarrës

Ditën e sotme, si në të gjithë vendin, edhe në Sarandë u zhvilluan votimet për zgjedhjen e delegatëve të Konventës së LSI dhe konfirmimit të Monika Kryemadhit në krye të kësaj force politike.

Burime për Sarandanews.com kanë bërë me dije se numri i votusve në degën Sarandë ka qenë mjaft i pakët.

Megjithatë, Ilir Hysi, Kordinatori i LSI për Degën e Sarandës u shpreh se LSI që prej themelimit ka qenë një forcë vendimmarrëse në Sarandë dhe në vijim  do të mbetet si një forcë politike vendimmarrëse.

Pas daljes në opozitë të kësaj force politke, tregoi sot në Sarandë se mungesa e interesimit për këto zgjedhje dhe për vetë LSI-në si forcë politike, lidhet me faktin se kjo parti po shkon drejt zvogëlimit.