MISTER/ Gjenden në ujërat e Sarandës dy makina të mbytura (VIDEO)
Një ngjarje shumë misterioze ka ndodhur sot në ujërat e detit Jon në Sarandë.
Disa zhytës profesionistë kanë zbuluar në thellësinë e Jonit dy automjete të mbytura. Mbeten enigmë arsyet dhe koha e mbytjes së këtyre automjeteve në det.
Priet që grupi hetimor pas nxjerrjes së këtyre dy automjeteve nga deti të bëjë verifikimet e duhura për të dalë në një përfundim, nëse këto automjete mund t’i përkasin ndonjë ngjarjeje kriminale, dhe autorët për të zhdukuar gjurmët i kanë mbytur makinat në det.