Milto Gurma, trajneri që ka rikthyer Butrintin të shkëlqejë

Një start magjik. 4 ndeshje, 4 fitore dhe vendi i parë në grup.

Butrinti ka bërë një nisje fantastike të kampionatit në Kategorinë e Dytë, ku përveçse fitoreve të merituara brenda dhe jashtë fushe, ka arritur që të dhurojë dhe një futboll mjaft të bukur.

Dominim ndaj kundërshtarit, qarkullim i topit, aksione fantastike, dhe finalizime perfekte, kjo ka qenë loja fantastike që djemtë sarandiotë kanë dhuruar në këto katër ndeshje të para të kampionatit,  duke treguar qartë se janë ekipi për tu mundur këtë sezon dhe objektiv është ngjitja për në Kategorinë e Parë.

Një meritë ka presidenca me në krye Adrian Gurmën, i cili arriti që të bindë për të sjellë në krye të stolit të Butrintit një nga yjet e futbollit sarandiot dhe atij shqiptar, trajnerin Milto Gurma.

Tekniku  Gurma ka arritur që të formojë një ekip model ku ka ndërthurur në mënyrë perfekte lojtarët e rinj me ata që kanë eksperiencë.

Ka krijuar një harmoni fanastike në skudër dhe vetbesim tek lojtarët, që ka sjellë dhe këto rezultate pozitive në katër javë të para.

Gjithashtu, përveçse besimit të stafit drejtues, Milto Gurma ka dhe një mbështetje të madhe nga ana tifozeria sarandiote që e kanë përgëzuar afrimin e tij në krye të ekipit.

Shpresojmë që kjo ecuri fantastike të vijojë dhe në javët në vazhdim dhe që në ndeshjen e radhës që do të jetë derbi ndaj Delvinës.

Një takim ku Butrinti është favorit për të marrë tre pikët, përballë Delvinës që këtë sezon po tregon një formë jo të mirë. /Përgatiti Sarandaneës.com/