ISHSH në Gjirokastër mbyll dy fasoneri, dje ndërroi jetë një punonjëse 40-vjeçe me koronavirus
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër ka mbyllur dy fasoneri me në total 300 punonjës në këtë qytet, për mos-zbatim të masave anticovid-19.
Bëhet me dije se këto fasoneri do të qendrojnë të mbyllura deri në një afat të pacaktuar.
Mësohet se dje një punonjëse në këto fasoneri, 40 vjeçe nga Lazarati ka ndërruar jetë në spital në Tiranë, pasi ishte e infektuar me koronavirus.
Kreu i ISHSH në Gjirokastër z.Edi Sinojmeri ka thënë për mediat se masat do vijojnë dhe do fillojnë të gjobiten edhe pronarët e subjekteve.