Hyseni, Gurma dhe Kondi takime në lagjen nr 1. Dhe Kodër: Diskutime dhe objektivat për mandatin e tretë
Deputeti Alket Hyseni, kryebashkiaku Adrian Gurma dhe kryetarja e PS Sarandë Lindita Kondi, kanë zhvilluar disa takime në Sarandë në Lagjen nr dhe Lagjen Kodër.
Takimet janë shoqëruar me debate, diskutime dhe objektivat për mandatin e tretë.
“Një kafë socialistësh të mirë në lagjen Kodër, ku na mikëpritën Efigjeni dhe Erjoni.
Në këtë lagje të Sarandës, “Kodra e Kuqe” bastion i flaktë i PS, vjen garancia për mandatin e tretë të Edi Ramës”
“Me Adin, Linditën dhe Asafin pimë një kafe me disa banorë në lagjen Nr. 1 Sarandë ku biseduam për situatën dhe problematikat e zonës.
Dëgjojmë, debatojmë, mësojmë dhe veprojmë për të bërë punë më të mira për njerëzit e zakonshëm”, shprehet Hyseni. /Sarandanews.com/