Hyseni dhe Denaj takim me kryepleqtë në Delvinë: Analizë për punët e kryera dhe zgjidhje për problematikat
Alket Hyseni dhe Ministrja Financave Anila Denaj ka vijuar takimet dhe në qytetin e Delvinës.
Hyseni dhe Denaj janë takuar me kryepleqtë e fshatrave Delvinë.
“Me kryepleqtë e fshatrave, Delvinë.
Burra bese të një zone fisnike që na mbështet fuqishëm dhe i përgjigjemi me shërbime dhe investime”, tha Hyseni.
Ndërsa, kryebashkiakja Majlinda Qilimi thekson se:
“Me kryepleqtë e fshatrave në një takim ku në fokus ishte analiza e punëve të kryera dhe problematikat që kërkojnë zgjidhje emergjente.
Garanci dhe siguri maksimale për zgjidhjen e tyre morëm prej Alketit dhe Anilës.
Diskutuam dhe vlerësuam bashkëpunimin e ngushtë që kemi patur me kryepleqtë për të zgjidhur në kohë jo vetëm shqetësimet e mbartura nga e kaluara, por edhe shqetësimet e reja të krijuara në këtë situatë pandemie”, përfundoi Qilimi. /Sarandanews.com/