Greqia 100 mijë raste aktive me Covid-19. Ekspertët: Të mbyllemi deri në mars
Pavarësisht izolimit disa javor, rastet me Covid-19 në Greqinë fqinjë kanë shënuar një rekord alarmant me rreth 100,000 janë rastet aktive.
Ekspertët kanë paralajmëruar qeverinë e kryeministrit Qiriako Mistotaqis se nëse nuk përkul kurbën e valës së dytë të pandemisë, Greqia do të përballet me valën e tretë pas Krishtlindjeve.
Profesori i Mjekësisë Sociale Giannis Tountas thotë se duke lehtësuar masat, qeveria është duke hapur derën për përhapjen e mëtejshme të virusit.
“Izolimi total është të lehtësojmë presionin mbi spitalet. Ne nuk do të shohim një rënie të ndjeshme të rasteve për një kohë të gjatë akoma. Por nëse nuk vënë nën kontroll situatën mund të përballemi me valën e tretë,” theksoi ai.
Siç shpjegoi eksperti grek, do të duhen 5-6 muaj për të krijuar imunitet kolektiv nga vaksinimi. “Çdo grup i popullatës që vaksinohet do të jetë një pengesë shtesë për përhapjen e virusit. E kombinuar me imunitetin natyror të të infektuarve, kjo do të çojë në vënien nën kontroll të pandemisë. Por jo menjëherë ”.
Tountas beson se karantina aktuale po funksionon, duke argumentuar se kjo reflektohet në stabilizimin e numrit të të vdekurve dhe të intubuarve.
“Por ato do të bien gradualisht,” tha ai, duke shtuar se nëse të dhënat epidemiologjike vazhdojnë të përmirësohen deri në 14 dhjetor, një pjesë e ekonomisë do të jetë në gjendje të hapë dyert në Krishtlindje”.
Por për Nikolaos Kapravelos, kreun e njësisë së Kujdesit Intensiv në spitalin “Papanikolaou” në Selanik, për të shmangur një tragjedi të mundshme, Greqia nuk duhet të rihapet të paktën deri në mars.
“Dje sërish kemi pasur 65-70 shtrime të reja…nga ana tjetër, edhe ata që largohen nga spitali duke ndjekur udhëzimet përkatëse janë në mëshirën e e Zotit “, tha ai.
Mjeku u shpreh se frika e tij më e madhe është që nëse vendi hapet sërish, përhapja e virusit mund të dalë jashtë kontrollit.
Duke iu referuar asaj që çoi në këtë situatë, ai shpjegoi se “pavarësisht masave ekzistuese, të cilat natyrisht nuk kanë asnjë lidhje me bllokimin e parë, virusi vijon të na tregojë dhembët, pasi rastet e reja shtohen vazhdimisht, ndërsa sistemi shëndetësor nuk është në situatën më të mirë që ekziston “.
Duke analizuar situatën, mjeku grek thekson që e mira do të ishte që vendi të rrijë i mbyllur të paktën deri në mars.
“Nuk mund ta përballojmë hapjen. Nëse kjo do të ndodhë do të kemi një tragjedi kombëtare, rastet do të jenë mijëra. Me kushte të tilla përhapjeje, hapja do të thotë që ne lehtësojmë pikat e nxehta të mbi transmetimit, prandaj një valë e tretë do të jetë shumë më e fortë. Unë nuk jam duke folur për hapjen deri në mars .Nevojiten masa të rrepta kufizuese, dhe jo relaksim,” shprehet Kapravelos.