Fshati Metoq i Sarandës nën pushtetin e plehrave
Rruga e fshatit Metoq, ndodhet në gjendje të mjerueshme prej 20 vitesh.
Me gropa, baltë dhe pa ndriçim, kjo rrugë që u shërben më shumë se 50 familjeve nuk ka parë kurrë investim.
“Problemet kryesore janë rruga, uji dhe ndriçimi. Kjo rrugë që nga ura e Gajdarit, deri tek thertorja është gjithë gropa. Kanë bërë asfaltime të vogla por këtë këtu e kanë lënë në gjendje të mjerueshme”, shprehen banorët.
Fshati 5 km larg qëndrës së Sarandës, është nën pushtetin e plehrave.
Mbetjet urbane këtu nuk pastrohen dhe nuk ka kontenier.
“Kosha për mbeturinat nuk ka, hidhen mbeturinat në tokë dhe sëmundjet nga këto vijnë, nga papastërtia. Sikur një kosh nuk kanë vendosur këtu, mbeturinat shkojmë i hedhim në lumë”, shprehen banorët.
Furnizimi me uji është i pakët, mungojnë kanalizimet, dhe nuk pastrohen kanalet kulluese.
“Uji nuk vjen i rregullt këtu, herë ka ujë dhe herë nuk ka”, shprehen banorët.