108 vjetori i Pavarsisë së Shqipërisë, Adrian Gurma, Alket Hyseni dhe Hariz Mema urojnë shqiptarët

Kryebashkiaku Adrian Gurma ka uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë.

“GEZUAR DITEN E FLAMURIT!” shkruan Gurma në postimin e tij.

Edhe deputeti i Sarandës Alket Hyseni si dhe kreu i degës së PD-së Hariz Mema ka përcjellë mesazhet e tyre në 108 vjetorin e Pavarsisë.

“GËZUAR DITËN E FLAMURIT!??

GËZUAR 108 VJETORIN E PAVARËSISË SHQIPËRI!♥️?” shkruan Hyseni.

“Gëzuar festën e flamurit tonë Kombëtar!

Në këtë ditë duhet t’u përulemi me gjithë nderin dhe respekt atyre që sakrifikuan çdo gjë nga jeta e tyre, për ta parë kombin dhe atdheun e tyre të lire e të përparuar.

Në këtë kohë shumë të vështirë që vendi po kalon për shkak të virusit, pasojave të rënda të tërmetit e atyre socio-politike uroj që çdo gjë ta kalojmë me sa më pak pasoja, e të gjithë të punojmë për të ndihmuar vendin ta tejkalojë këtë situatë mjaft të vështirë.

28 Nëntori është i shenjtë për historinë tonë kombëtare sepse disa nga ngjarjet më të mëdha të historisë sonë kanë ndodhur pikërisht në këtë datë. Më 28 nëntor 1443, rikthehet në Krujë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ku ngriti flamurin Kombëtar. Me 28 Nëntor Ismail Qemali në Vlorë ngriti flamurin Kombëtar dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, e pikërisht në këtë datë të shënuar në 1944 u çlirua Shqipëria nga forcat nazifashiste”, nënvizon Mema. /Sarandanews.com/