Fjalët rrëqethëse të gruas një ditë para se COVID të merrte mjekun: O Zot mëshiroje! Vallë, a nuk është jeta në borxh me ty?
Lutjet e saj nuk u dëgjuan! Bashkëshortja e mjekut të ndjerë që u shua nga COVID-19, ka ndarë fjalë rrëqethëse në rrjetin social Facebook, një ditë para se doktor Ilirjan Daçi të ndahej nga jeta në spitalin Infektiv pas infektimit.
“Një jetë e tërë plot mundime. Duke vrapuar për jetën e të tjerëve me nxitim. Sot të duhet të vraposht për jetën tënde me guxim. Vallë, a nuk ësht ëjeta në borxh me ty? O Zot, ti që na e jep dhe merr jetën.
Mëshiroje robin tënd që nxitoi e nuk mundi të shijonte diellin tëndë në lindje e perëndim, jepi o Zot një mundësi të dytë, të shoh dritën tënde përsëri në agim. Amin”, shkruan Parashqevei, bashkëshortja e mjekut të ndjerë.
Daçi ishte mjek i poliklinikës së specialiteteve nr. 1.