Dhoma Ekonomike e Gruas takime në Delvinë: Qytet i vogël më dëshirë për tu zhvilluar

Dhoma Ekonomike e Gruas ka nisur takimet dhe aktivitetet e saj jashtë Tiranës. Ajo startoi takimet në Delvinë, qytet i vogël por me dëshirë të madhe për zhvillim dhe përmirësim.

Bizneset në Delvinë përballen me probleme të shumta në menaxhim e kapacitete dhe kanë nevojë për partneritet dhe mbështetje të vazhdueshme.

Drejtuese të Dhomës Ekonomike të Gruas zhvilluan takime me përfaqësues të biznesit, si dhe u mirëpritën nga Kryetarja e Bashkisë Znj. Majlinda Qilimi. Me znj. Qilimi u bisedua për nevojat reale të qytetit dhe mundësitë e përbashkëta për partneritet, me qëllim përmirësimin e kushteve të biznesit drejtuar nga gratë.

Ky takim përkon dhe me aktivitetin e zhvilluar nga shtëpia Botuese Toena, drejtuar nga znj. Irena Toçi, themeluese dhe anëtare bordi e Dhomës Ekonomike të Gruas.

Znj. Toçi është bijë Delvine, e cila u rikthye ne Delvinë duke botuar dhe promovuar përmes punës së saj librat e autorëve Delvinjot. Znj. Toçi u nderua me titull qytetar nderi i Delvinës në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë.