Adrian Gurma takim me banorët dhe bizneset në Ksamil: Fokusi tek paketa fiskale dhe investimet gjatë vitit 2021

Kryebashkiaku Sarandës, Adrian Gurma, ka zhvilluar këtë të enjte një takim me banorët dhe bizneset që operojnë në zonën e Ksamilit.

Fokusi takimit ka qenë tek investimet publike dhe paketën fiskale të Projekt-Buxhetit të vitit 2021

“Në Ksamil me banorët,bizneset dhe drejtuesit kryesorë të Bashkisë në dëgjesën e parë publike,për Paketën Fiskale,Projekt-Buxhetin dhe investimet publike për 2021”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma në rrjetet sociale. /Sarandanews.com/