VIDEO/ Greqi, tërmeti 6.7 në Samos, uji i detit vërshon në rrugë

Dëmtime të mëdha nëpër shtëpi nga tërmeti 6.7 Rihter në Samos.

Sipas informacionit nga banorët e ishullit që folën me iefimerida nga tërmeti në Samos, fasadat e ndërtesave kanë rënë dhe deti ka dalë nga porti.

Në videon e ngarkuar në Facebook nga një banor i ishullit, ujërat e detit dolën në breg dhe përmbytën rrugët.

Në fakt, sipas dëshmive të banorëve, ishte sikur një tsunami i vogël goditi zonën.