Vendimi historik, Agimi i Artë në Greqi shpallet organizatë kriminale

Agimi i Artë në Greqi është shpallur organizatë kriminale. Gjykata e Apelit ka shpallur drejtuesit rajonalë të Agimit të Artë fajtorë për anëtarësimin në një organizatë kriminale.

Fajtorë u shpallën Elias Kasidiaris, Christos Pappas dhe Artemis Mattheopoulos.

Po ashtu, Giorgos Roupakias është dënuar me burgim të përjetshëm. Ndërsa, tashmë pritet që gjykata të vendosë nëse partia në fjalë është organizatë kriminale apo jo. Anëtari i Agimit të Artë, Giorgos Roupakias u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje, por aktualisht është në arrati.

Një total prej 68 të pandehurish, përfshirë 18 ish deputetë të Agimit të Artë, si dhe eurodeputeti aktual Giannis Lagos tani po përballen me vendime gjyqësore për një seri sulmesh të dhunshme dhe “të përgjakshme të kryera nga një organizatë kriminale por në maskimin e një partie politike.”

18 ish-deputetët e Agimit të Artë dhe drejtuesit e Organizatave Lokale të Nikaia dhe Perama, të cilët po gjykohen për drejtimin e një organizate kriminale, rrezikojnë të dënohen me 5 deri në 15 vjet burg.

Ndërkohë, mediat raportojnë se policia ka rrethuar gjykatën, për të shmangur përplasjet sepse i ka ekstremistë.

Të akuzuarit për drejtim të një organizate kriminale janë:

Nikos Michaloliakos

Christos Pappas

Elias Kasidiaris

Giannis Lagos

Elias Panagiotaros

Konstantinos Barbarousis

Eleni Zaroulia

George Germenis

Panagiotis Iliopoulos

Nikos Michos

George Germenis

Antonis Gregos

Chrysovalantis Alexopoulos

Michael Arvanitis-Avramis

Efstathios Boukouras

Polyvios Zisimopoulos

Nikos Kouzilos

Artemis Mattheopoulos

Dimitris Koukoutsis

George Patelis and

Anastasios Pantazis.