Vëmendja drejtohet tek nxënësit, Bashkia Konispol: Transport falas dhe komod për nxënësit e fshatit Shalës
Pjesë e vëmendjes në jetën e përditëshme në bashkinë e Konispolit janë edhe nxënësit e shkollave, me qëllimin e vetëm për t’ju krijuar atyre vijimësi sa më bashkëkohore të studimeve sipas kategorive për secilin prej tyre.
Një ndihmesë e shumë kërkuar prej vitesh prej tyre është sherbimi por i krijuar tashmë nga bashkia Konispol për transportimin e tyre nga fshatrat ku ata banojnë drejt shkollës së mesme të përgjithëshme “Bido Sejko” në Konispol.
“Pas 20 vitesh nxënësit e shkollës së mesme të fshatit Shalës rikthehen në gjimnazin e Konispolit.Transport falas dhe komod”, shkruan kryebashkiaku Shuaip Beqiri në faqen e bashkisë.