Tetori rozë/ Gurma, takim me gratë në Sarandë: Të rritet ndërgjegjësimi për trajtimin e hershëm të kësaj sëmundje

Në kuadër të Tetorit Rozë, kryetari i bashkisë Adrian Gurma, zhvilloi një takim me gratë në Sarandë.

Në fjalën e tij, Gurma tha se është e nevojshme të rrisim ndërgjegjësimin për t’i sjellë në vëmendje çdo gruaje rëndësinë që ka depistimi i hershëm i një sëmundje që nëse kapet herët, mposhtet.

“Tetori Rozë.?

Me një fjongo rozë dhe me më shumë ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit të gjirit.

Me gratë e vajzat e qytetit në një takim informues dhe ndërgjegjësues për tu bërë të gjithë bashkë në këtë fushatë për të rritur vëmendjen, mbështetjen dhe vetëdijen për zbulimin dhe trajtimin e hershëm të kësaj sëmundje”, u shpreh Gurma. /Sarandanews.com/