Pas asfaltit, vendoset sinjalistika në lagjen nr 4 në Sarandë

Lagja nr 4 në Sarandë ka marrë një pamje të re pas investimit të kryer nga bashkia Sarandë.

Pas shtrimit me asfalt të rrugës që mundëson lehtësimin e  lëvizjeve me automjet të qytetarëve, është vendosur dhe sinjalistika.

Qytetarët do kanë tashmë një rrugë të rehabilituar dhe të pajisur me të gjithë elementët e sigurisë.

“Pas riveshjes me shtresë asfaltike,po përfundon edhe plotësimi me sinjalistikën e nevojshme,në rrugët e brendshme të lagjes nr 4”, shprehet kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma. /Sarandanews.com/

Pas riveshjes me shtresë asfaltike,po përfundon edhe plotësimi me sinjalistikën e nevojshme,në rrugët e brendshme të lagjes nr 4✅Ecim➡️

Posted by Adrian Gurma on Friday, October 2, 2020