Odisea Çipa skeptik për ekipin e Butrintit: Nuk është bërë merkato duhur

Ish trajneri i Butrintit, Odisea Cipa, ka folur komentuar situatën tek ekipi bregdetar.

Sipas Cipes, Butrinti është në një gjendje kritike.

Cipa shprehet se prej disa vitesh Butrinti vijon të luajë në Kategori inferiore, pasi nuk është bërë ende një investim serioz.

“Ne Merkato nuk jane bere levizjet e duhura. Jane larguar lojtar me eksperience qe kane dhene kontribut te madhe per Butrintin.

Ne vecanti vlonjatet Dalanaj, Dhrami dhe Lloji duhet te ishin boshti i ekipit per kete vit. Lojtaret e afruar nuk japin garanci.

Jane ofruar lojtar nga ekipe me dobta dhe paafirmuar me perjashtim te Miranit qe me aq sa kam informacion eshte lojtar qe ka nivel. Dicka tjeter qe kam vene re eshte se akoma nuk jane mbyllur kontrat me lojtaret.

Ana monetare eshte e domosdoshme per kedo dhe ketu bejne pjese dhe futbollistet.

Nga bisedat qe kam patur me lojtaret me me shume ekspierence ne ekip. Ata ndihen te pasigurte dhe skeptik per te ardhmen. Te gjitha keto qe thashe bien ne kundershtim me objektivat e ekipit.

Pa u plotesuar nevojat baze ekipi i Butrintit do vazhdoj te jete ne gjendje te mjerushme. Keta e kane perdhosur identitetit e Butrintit. I kane hequr stemen fanellen e kane lene si ekip rrugesh”, shprehet Çipa.