Nuk ka “dritë në fund të tunelit”: Kardhiq-Delvinë ‘ngelet’ në letër

Edhe pse u caktua fituesi për ndërtimin e tunelit Kardhiq-Delvinë, duket se nisja e punimeve mbetet ende një “mision i pamundur”.

Në një shkresë zyrtare, Kompania Gjoka që u shpall fituese e tenderit për punimet e tunelit, thekson se tuneli nuk qenka aq i thjeshtë sa mendohej, si dhe fondet nuk janë të mjaftueshme, sepse terreni është më i vështirë dhe informacioni i ARRSH shumë i vakët.

Sipas Kompanisë Gjoka 15 milionë eurot nuk mjaftojnë, duhen rreth 2 milionë euro më shumë, sepse tuneli qenka në luginë dhe këtë nuk e dinte.

Nuk dihet ende se si do të vijohet me ndërtimin e këtij tuneli, që ende s’ka një dritë shprese për rinisjen e punimeve.

Ky segment është premtuar nga kryeministri Rama për tu hapur verën e ardhshme duke e lidhur Tiranën me Sarandën për rreth 3 orë. /Sarandanews.com/